Është sërish ai miq, sërish Erdon Daci që shënon dhe që Vesterlon drejt elitës belge po e drejton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Erdon Daci po kalon momentet e tij më të mira në karrierë, teksa edhe të shtunën ka gjetur rrugën e golin në Belgjikë, njofton “infOSport.mk”.

Vesterlo e tij shënoi fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Lommel, edhe atë falë golit të sulmuesit shkupjan në minutën e 92-të.

Kur të gjithë mendonin se ndeshja midis Lommes dhe Vesterlos do të mbyllet me rezultatin e fillimit, ashtu nuk mendoi edhe Daci, i cili me kalimin e tij në futbollin belg nga turqit e Konjaspor, është ringjallur dhe thuajse në çdo takim po gjen rrjetën.

Goli i mbrëmshëm ndaj Lommel për Erdon Dacin ishte i 6-ti në 10 ndeshje të zhvilluara këtë edicion. Më mirë se ai ka bërë vetëm sulmuesi i Deinze, Lenart Mertens, që ka shënuar 7 gola. (infOSport.mk)

You may also like