Është radha e Bennacer për të rinovuar, zyrtarizimi është çështje kohe

by admin
Spread the love

Pas Theo Hernandez, Maldini po punon për të rinovuar kontratat e lojtarëve të tjerë që konsiderohen si pjesë e projektit kuqezi. Këtë herë pritet të jetë radha e Ismael Bennacer që sipas Milanneës.it, është shumë pranë marrëveshjes për kontratën e re.

Pas rinovimit të kontratës, ai do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon plus bonuse. Ndërsa për sa i përket marrëveshjes, ai do të veshë fanellën kuqezi të paktën deri në vitin 2026 pas kontratës së re.

Edhe zyrtarizimi për këtë rinovim pritet të vijë shumë shpejt. Madje, Milanneës.it raporton se komunikata e klubit do të vijë vetëm pas disa ditësh. Një tjetër rinovim i rëndësishëm ky për Milanin që kërkon të blindojë lojtarët me peshë në ekip. /oversport.tv

You may also like