Është futbollisti më i suksesshëm për momentin, por cila është e shkuara e trishtë e Cristiano Ronaldos?

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është për momentin një nga futbollistët më të suksesshëm në botë. Në moshën 31 vjeçare, Ronaldo fitoi tri herë “Topin e Artë” dhe u shndërrua në futbollistin më të pasur, me një pasuri që shkonte rreth 236 milion dollarë. Gjithsesi, pas gjithë këtyre sukseseve, shumë pak e dinë të shkuarën e vështirë të Ronaldos.

Ai lindi në Madeira të Portugalisë. Në moshën 16 vjeçare, iu desh të ndihmonte vëllanë e tij, Hugo Aveiro në luftën e tij kundër varësisë nga droga. Kjo ndodhi sepse e ëma e tij, Dolores Aveiro, e kishte të vështirë të mbulonte gjithë shpenzimet mjekësore të Hugos. Ajo punonte si një sanitare me të arritura që shkonin maksimumi 600 dollarë në muaj, pra ishin të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet spitalore të djalit të saj.

Njëkohësisht, Ronaldo ka vuajtur edhe trauma prej konsumimit të alkoolit nga i ati i tij në të shkuarën. Futbollisti vazhdon ta shmangë konsumin e alkoolit, për shkak se i ati i tij, Jose Dinis Aveiro, ndërroi jetë prej alkoolizmit kronik në moshën 52 vjeçare. Mund të keni parë shumë intervista, ose mesazhe të Cristiano Ronaldos, ku ai shprehet se duhet të mos konsumohet alkooli, nëse duam të jetojmë shëndetshëm.

Pavarësisht gjithë problemeve të së shkuarës së tij, ai mbetet i disiplinuar dhe i pavarur. Ronaldo është shprehur përherë se e shkuara ka qenë shtysë që ai të ushtrohej më tepër për të qenë akoma më i suksesshëm. Duke parë nënën e tij të punonte dhe të mos i mbyllte gjithë shpenzimet mujore, Ronaldo është shprehur se ka fituar më shumë vullnet për të punuar fort që t’ia dilte mbanë.

Dhe ai është sot padiskutim futbollisti më i suksesshëm dhe njëkohësisht më i ndjekuri në rrjetet sociale. Mund të keni dëgjuar me siguri që vetëm një reklamim që ai bën në faqen e tij në instagram të ndonjë kompanie, i siguron të ardhura marramendëse. Njëkohësisht, refuzimi i konsumimit të Coca Colës në një intervistë, bëri që kompania të kishte humbje të mëdha për shkak të reduktimit të shitjeve. Pra, ndikimi i tij është shumë i madh dhe mbetet një nga personalitetet më frymëzues. Edhe pse i varfër, nga një familje e thjeshtë, ai sërish ia doli mbanë, duke na dhënë të gjithëve mesazhin se me punë dhe vullnet mund të arrihet gjithçka.

You may also like