“Është e rëndë” Einxhel dhe Egzona flasin pas keqkuptimeve për Donaldin

by admin
Spread the love

Javën e kaluar Donaldi dhe Beatrix patën disa probleme. Pas një sherri me të, Donaldi zhvilloi një bisedë me Egzonën të cilës i foli për situatën mes tij dhe këngëtares dhe se çfarë e shqetëson. Mirëpo, kur videoja e bisedës së tyre u transmetua në spektakël, Einxhel reagoi e habitur që ai kishte folur Egzonën dhe jo me një banor të vjetër.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga moderatorja e cila ka diskutuar sot me Einxhel rreth deklaratës së saj. Kjo e fundit tha se nuk kishte të bënte ne Egzonën personalisht, por me faktin se Donaldi nuk i beson më banorëve të vjetër dhe është rrëfyer te një banore e re.

“Ai ka variantin e vet por duhet ta flasi me dikë që e di si është gjendja nga fillimi. Ai nuk vjen të flasë me dikë që ka qenë brenda që kur ka nisur gjëja. E kuptoj që ka dashur të shfryhet në ato momente, por nëse unë do isha Trixa do isha ndjerë shumë keq. Është e rëndë. Nuk e kam me ty si Egzona, por me faktin se ai u hap me dikë që sa e ka njohur. Me ne ka pësuar shkëputje dhe nuk ndihet më komod të diskutojë si dikur. “-tha Einxhel.

Nga ana tjetër, Egzona tha se e kupton saktë raportin mes Donaldit dhe Trixës dhe se nuk sheh asnjë problem me faktin se aktori foli me të.

“Donaldi e kuptoi që unë e di saktë raportin mes tij dhe Trixës. Tek e fundit ku është problemi? Po të ishte ti në vendin tim si do ndihesh? Biseda filloi te mënyra se si ai kishte vizatuar veten. “-tha Egzona.


You may also like