Escobar i dërgoi mesazhin e koduar Sali Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ Edi Paloka (FOTO)

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, i cili dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në Tiranë.

Teksa shkëput një fjali nga reagimi i Escobar ku thotë se “është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën dhe jo kutinë e votimit”, Paloka thotë se të njëjtën gjë i kanë kërkuar dhe Lulzim Bashës që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Reagimi i Palokës:

“Këtë kutinë e votimit po i kërkojmë Bashës që në shtator, po ai bëri çdo gjë, e çoi PD drejt përçarjes e shkatrrimit , vetëm sepse nuk e pranon atë “kutinë e votimit”, shkruan Paloka.

You may also like