Escobar e fillon takimin me Osmanin, nuk e tregon porosinë e tij për presidenten kosovare

by admin
Spread the love

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke e zhvilluar takimin e tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Para se të fillonte takimin ai u pyet nga gazetarët se a ka diçka për të thënë, ai është përgjigjur se do të mbajë një konferencë për media dhe se do të flas aty.

Po ashtu, Escobar u pyet se çfarë porosie ka për Osmanin, përgjigjja e tij ishte “Thank you” apo në shqip “Faleminderit”.

Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojnë në Kosovën për dy ditë. Ata më pas për vizitë do të shkojnë edhe në Serbi.

Në një përgjigje të dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalerol, për  Klan Kosovën thuhet se këtë vizitë të Lajçak, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për  reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet, njofton KlanKosova.tv.

You may also like