Erzeni dy pikë larg kreut/ Shijakasit fitojnë derbin me Teutën, Partizani mposht Bylis 2-1

by admin
Spread the love

Partizani fiton me Bylisin dhe i bashkohet Tiranës në krye të superligës.

Të kuqtë inauguruan me fitore stadiumi e ri dhe kaluan të parët në avantazh në minutën e 18’, me Skukën, i cili shënoi nga pika e bardhë e penallisë. Në pjesën e dytë, Skuka gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke e thelluar avantazhin.

Bylisi tentoi të kundërpërgjigjej dhe në minutën e 81’ gjeti rrugën golin me Sousa. Pas kësaj jave Partizani vazhdon të qëndrojë ne vend të dytë, por me 22 pikë, po aq sa Tirana kryesuese, ndërsa Bylis qëndron në vend të nëntë me 12 pikë.

Ëndrra e Shijakut vijoi, skuadra e ardhur nga kategoria inferiore këtë sezon vijon të sigurojë suksese.

Shijakastit triumfuan me përmbysje, 1-2 në derbi përballë Teutës. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në pjesën dytë  durrsakët e zhbllokuan shumë shpejt sfidën, në minutën e 48-të, me Lorenco Vila.

Gjithsesi, shijakasit nuk u dorëzuan dhe shumë shpejt, në minutën e 54-të Amir Kahrimanoviç barazoi. 10 minuta më vonë Nonato shfrytëzoi pasimin e Ademit dhe çoi në delir shijakasit.

Erzenin prek koutën e 20 pikëve, vetëm dy pikë nga vendi i parë që mbahet nga Tirana dhe Partizani.


Top Channel

You may also like