Eroll Salihu zbulon se a është rrahur nga Agim Ademi pas deklaratës së Remzi Ejupit

by admin
Spread the love

Ish-sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka mohuar se ka pas përleshje fizike me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi. Mbrëmë në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, deklaroi se Ademi ka rrahur Eroll Salihun, doktorin Mehment Maxhuni dhe një gjyqtar.

Salihu këtë e ka mohuar në një prononcim për “Insportin” duke deklarauar se asnjëherë nuk pas përleshje me Ademin dhe se nuk e ka ndërmend të merret me atë se çfarë ka deklaruar Ejupi.

“Këqyre ne e kemi të ndalur si Federatë me fol pa marrë lejen nga Komiteti Ekzekutiv. E dyta, as që i komentoj fjalët e tij, as që e kam ndërmend. Nuk janë të reja këto. Përleshje fizike mes meje dhe Agim Ademit kurrë nuk ka pas, fjalosje po, a përleshje fizike kurrë”.

Ejupi ka kritikuar edhe regjimin e tij në FFK, duke aluduar se Agim Ademi vendos për gjithçka dhe se njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me futboll kanë pozita aty dhe se ka prishur imazhin e futbollit të Kosovës.

Ai deklaroi se ka rrahur ish-sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun.“Kur të prishet imazhi është keq, ka rrahur doktorin e Kombëtares, Mehmet Maxhuni, ka rrahur një gjyqtar, po ashtu ish-sekretarin gjeneral (Eroll Salihu).

Gazeta online “Insporti” muaj më parë ka raportuar për rrahjen e Salihut dhe raportin konfidencial për Komitetin Ekzekutiv të cilin e ka shkruar ish-sekretari gjeneral i FFK-së.

Ejupi ka konfirmuar kandidaturën e tij për të parin e FFK-së dhe se nuk do të kandidojë më për pozitën e presidentit të FC Prishtinës.

Zgjedhjet për Kryetarin e ri të FFK-së do të mbahen pas përfundimit të sezonit dhe sipas rregullores afati i fundit është muaji korrik i këtij viti.

Agim Ademi ka konfirmuar ri-kandidimin e tij për numrin një të FFK-së.

Ejupi në krye të Prishtinës është prej vitit 2004. Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Ai krenohet edhe me disa të arritura të tjera. /Insporti/

You may also like