Ermali Mamaqi ka një vërejtje publike për Amin

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi ka publikuar një video nga avioni, pasi la Barcelonën me familjen e tij dhe u nis drejt Zyrihut.

Me shaka dhe batuat që e karakterizojnë, ai i tregoi ndjekësve për një vrojtim që ka bërë në pushimin disa ditor me familjen në Spanjë.

Rrëfimin e nis duke treguar rutinën e mëngjesit të familjes së tij në vendin ku ishin dhe gjejeni çfarë “vërejtje” publike i bën Amit…

“Unë mbushja pjatën time dhe ulesha për të ngrënë. Ndërsa Ami, pyeste fëmijët, i ushqente, pastaj hante vetë”, tregon Ermali.

Dhe kur shumë (mbase) kanë pritur moral për ndihmën që burrat duhet t’i japin grave të tyre, ai shprehet: “Pse duhet t’i ndihmosh vetëm fëmijët? Po unë, pse mos ma mbushësh edhe mua pjatën?”

Komentet tregojnë se publiku e ka kuptuar shakanë dhe janë argëtuar shumë.

Tag në video i ka bërë edhe Amit e tani presim vetëm përgjigjen e saj.

You may also like