Erion Veliaj reagon menjëherë pas shpalljes së fituesit të bashkisë së Vorës: Nuk ka më bastione në Shqipëri

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë e Vorës.

“Po ngrihet standarti sidomos në zonën e Vorës. Kemi fituar Bashkinë e Vorës, me 70%. Falenderoj të gjithë që punuan opër këtë ditë. Unë besoj që kemi disa mesazhe që marrin nga Vora. Dua të falënderoj komisionerët. Fakti që pati konsensus, që kishte një rezultat të shpejtë, do të thotë që e ardhmja mbështetet tek teknologjia. Dua të falënderoj zonjat e Vorës, kemi pasur një pjesëmarrje të madhe në Vorë. Nuk ka më bastione në Shqipëri. Ky ishte testi i parë që kishim një përballje mes të majtës dhe të djathtës. Nejrëzit janë të lodhur nga përplasjet. Për ata 30% që nuk na dhanë votën, duam t’u themi që do ju shërbejmë pa dallim.

Nuk i kemi ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Dua t’i falënderoj ata që nuk na voptuan. Na dhanë një mesazh që ka akoma punë për të bërë. Ata që duan votë për sherr, për të zjgjidhur hesapet e tyre, nuk janë mesazhe për 2022. Do nisim punën nga nesër për Vorën. Do vazhdojmë me ndërtimet e reja, 5 shkolla. Do bëjmë çmos që në kohë rekord të rikuperojmë anomalive të 4 mandateve në Vorë. Dua t’ju kujtoj të gjithë qytetarëve, ata që ne kemi mundur nuk janë armiqtë tanë, ata janë njerëz që jetojnë në Vorë. Jorida nuk është armikja ime. Do të duhet të bashkëjetojmë dhe të gjëjme mënyrë dhe gjuhë që në të garojmë me projekte. Kjo do të jetë gjuha e të ardhmes” – tha Veliaj.

You may also like