Erion Braçe s’i ndahet ministres Frida Krifca, publikon tabelën për shitjen e shalqinit: Drama për të cilën bërtas unë, të rrojë karteli i grumbulluesve tanë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, sërish ka akuzuar Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për tregun e fermerëve në vend.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale, publikon çmimet me të cilat është shitur shalqini dje në Luksemburg dhe Divjakë.

Postimi i plotë i Braçes:

“DRAMA PER TE CILEN BERTAS UNE;
Siper:
Fushat me SHALQI ne BUCUKAS/TERBUF, ne DIVJAKE;
Poshte:
CMIMI I SHALQINIT ne LUKSEMBURG, dje;
12.99 EURO PER NJE SHALQI, dmth 1.6 EURO PER KILOGRAME, fiks 193 LEKE PER KILOGRAME.
Eshte e njejta cilesi, ne mos me e mire!
Ketu 7-8 leke dhe ne fushe qe tregtaret ta cojne cmimin edhe me poshte;
Atje e blejne qe cke me te edhe me 193 LEKE ose 1.6 EURO PER KILOGRAME.
Te rroje e fitoje KARTELI I GRUMBULLUESVE tane!”, shkruan Braҫe.

You may also like