Erion Braçe ironizon moderatoren e njohur: Shoqja “kazetare”, po të blesh çdo gjë italiane, nuk e di çfarë prodhohet në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e moderatorës Eni Vasili, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme, tha gjatë emisionit se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH Agro”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e quan Vasilin “kazetare”, e cila nuk ka idenë se ç’bëhet në vend se nuk konsumon gjëra shqiptare.

“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në TV publik te bej një kanal që ta shohësh ti;

Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!

Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht!

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”, shkruan Braçe.

You may also like