Erdogani kthen sytë nga Perëndimi, kërkon të zgjidhë krizën e brendshme!

by admin
Spread the love

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hodhi këtë javë një hap të madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Perëndimin, lëvizje që kjo që nga sa vërejnë analistët e huaj, vjen në një kohë kur presidenti turk kërkon të zgjidhë krizën e gjatë dhe të rënduar ekonomike brenda kufijve.

Erdogai i befasoi aleatët e NATO-s të hënën kur e hoqi bllokadën ndaj Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake. Vetëm disa orë përpara, ai e kishte kritikuar Stokholmin se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta luftuar terrorizmin. Ndryshimi i shpejtë në qëndrime tregon sipas ekspertëve se Erdogan, që së fundi e nisi mandatin e ri presidencial, është shumë i interesuar t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin, dhe të tërheqë investitorë të huaj, të cilët janë larguar këto vitet e fundit nga Turqia.

“Është qasje tipike e Erdoganit. Vjen papritur, një ndryshim aq i madh në qëndrime dhe tone”, shprehet Batu Coskun, analist politik në Institutin Sadiq me bazë në Ankara.

“Çdo politikan tjetër do të vuante nga një ndryshim i tillë. Por, ai vetëm përparon”, shtoi Coskun, sipas të cilit, Erdogani ka marrë garanci nga Suedia, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Europian, se do të ketë përfitime nga një ndryshim i tillë qëndrimesh. Turqia tani është në pritje të marrjes së avionëve  luftarakë amerikanë F-16. Erdogan ka thënë, po ashtu, se BE-ja është treguar pozitive për rishikim të aplikimit të Ankarasë për anëtarësim në bllok, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.


Top Channel

You may also like