“Erdhe si shiu në jetën time”, Fifi i dedikon fjalët e ndjera partnerit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fifi është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura dhe më të preferuara për shumë nga publiku shqiptar. Artistja e shumë këngëve, pjesa më e madhe e të cilave hite ka sjellë edhe shumë këngë të tjera së fundmi.

Mirëpo, veç këngëve, ajo është shumë e fokusuar edhe te dashuria. Prej disa muajsh tashmë, Fifi ka konfirmuar dashurinë me biznesmenin Adis Patushi, një çift simpatik që ka krijuar edhe shumë ndjekës. Dyshja janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin që pas daljes së këngëtares nga shtëpia e Big Brother VIP.

Që nga ai moment, ata nuk ngurrojnë të shfaqen së bashku. Madje, Fifi dhe Adisi janë shumë aktivë edhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë as dedikimet për njëri-tjetrin. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka qenë këngëtarja ajo e cila i ka kushtuar disa fjalë tepër të ëmbla partnerit të saj.

Fifi ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet teksa e përqafon Adisin ndërsa shkruan se ai ka ardhur si shiu në jetën e saj dhe se e do. “Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen. Të du Adis Patushi, të du-  shkruan këngëtarja përmbi foton e publikuar në rrjete sociale.

You may also like