Era shkatërron të mbjellat, Erjon Braçe kritikon ashpër qeverinë: Veç lavde lavde lavde

by admin
Spread the love

Deputeti socialist Erion Braçe me anë të një video që ka publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e vëmendjes ndaj fermerëve.

Në videon e postuar nga Braçe shihet se era e fortë ka shkatërruar të gjitha të mbjellat në Bubullimë të Lushnjës, ndërkohë që reagimet nga maxhoranca sipas tij mungojnë. Braçe shton se prej kohësh kërkon që të merren me ndryshimet klmatike, kurse të tjerët sipas tij mendojnë se mashtron sepse do t’i zërë vendin ministres së Bujqëisë, Frida Krifca.

Postimi i Erion Braçes:

“IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE. DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT! TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE! Nuk di! Te premten pas se enjtes se Kuvendit, e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja. Nga Toshkezi ne Imshte, një erë e tmerrshme që vijoi për orë të tëra, ka dëmtuar thuajse të gjitha tunelet e shalqinit; ka dëmtuar rëndë edhe serat e vreshtave, kultura e re në këtë zonë. Nuk kam parë bujq më tëe dëshpëruar se sot; sdi ç’të them!! Kam kaq muaj qe them se duhet të merremi me ndryshimet e KLIMES; TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME! Askush nuk të dëgjon! Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE! Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës! Urdhëroni, shihini tani; 26 grade tmeperatura, shpejtësia dhe fuqia e erës nuk di sa ishte, por ky është demi!”-shprehet Braçe.

You may also like