Era Istrefi nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, Ultra Music

by admin
Spread the love

Ka prej dy vitesh që i mungon skenës me prurje të reja muzikore.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, u bë një emër ndërkombëtar me suksesin e këngë “Bonbon”, e cila në vitin 2016 i hapi rrugë drejt një kontrate me gjigantët e muzikës Sony dhe Ultra Music.

Megjithatë, këngëtarja nga Kosova duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e Ultra Music.

Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të Ultra Publishing International, Sony Okon.

Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Twitter, i cili kishte shkruar: “Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Era Istrefi përndryshe pati një tjetër debutim të madh edhe pas këngës “Bonbon”.

Ajo në verën e vitit 2018 performoi në finalen e Kampionatit Botëror këngën përcjellëse të atij kampionati, “Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Pas kësaj performance spektakolare, Era vazhdoi edhe me publikimin e këngëve të tjera të suksesshme si dhe disa bashkëpunimeve ndërkombëtare, por që prej dy vitesh, ka stagnuar në këtë drejtim.


You may also like