“Epoka” Simeone drejt fundit, një emër i madh projektohet për stolin e Atleticos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skualifikimi nga kupat e Europës që në fazën e grupeve si dhe rezultatet e dobëta në LaLiga mund të sjellë pasoja të mëdha për Diego Simeonen. Trajneri i Atleticos  nuk po kalon një periudhë të mirë në Madrid dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Sipas asaj që raporton “El Confidencial”, te Atletico kanë humbur durimin dhe po mendojnë tashmë për trajnerin që do të zëvendësojë Simeonen. Kandidati kryesor është ai i trajnerit të kombëtares së Spanjës, Luis Enrique i cili mund të marrë drejtimin e Atleticos pas Kupës së Botës.

Kështu, “epoka” Diego Simeone me Atleticon e Madridit mund të marrë fund pas 11 vitesh. Me madrilenët, trajneri argjentinas ka arritur të fitojë dy tituj kampion si dhe ka shkuar dy herë në finalen e Champions League, por që është mposhtur të dyja herët nga rivali i përjetshëm, Real Madrid. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid, Twitter

You may also like