Epoka “Ronaldo” gati të nisë në Arabi, nesër prezantimi para 30 mijë tifozëve – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo do të arrijë në Riad sonte për të nisur zyrtarisht aventurën e tij në Al Nassr. Gazeta Marca raporton të fundit për kampionin portugez, sipas të cilës 5 herë fituesi i Topit të Artë do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër me klubin e tij të ri dhe më pas do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.

Pas përfundimit të vizitave mjekësore, Ronaldo do të mbërrije në stadiumin Mrsool Park ku do të prezantohet përpara 30 mijë tifozëve. Debutimi i tij nuk është përcaktuar akoma por Al Nassr do të luajë ndeshjen e rradhës më 5 janar dhe Ronaldo do të jetë i gatshëm për trajnerin Rudi Garcia.

You may also like