Energjia elektrike dhe uji janë ndërprerë përkohësisht në Kherson

by admin
Spread the love

Energjia elektrike dhe uji janë ndërprerë përkohësisht në qytetin Kherson të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës.

Kjo gjë u bë e ditur nga zyrtarët lokalë ukrainas dhe autoriteteve lokale të emëruara nga Rusia, pasi ndërprerjet u shfaqën të dielën.

Sipas tyre për shkak të sulmeve janë dëmtuar tre kolona betoni të linjave të tensionit të lartë.

Administrata e rajonit Kherson e mbështetur nga Rusia tha se “furnizimi me energji dhe ujë do të rikthehet në të gjithë rajonin Kherson në të ardhmen”, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

Çfarë thonë zyrtarët ukrainas sipas CNN:

Yuriy Sobolevskyi, një udhëheqës lokal ukrainas, konfirmoi se rreth 10 vendbanime të rajonit Kherson kishin mbetur pa energji elektrike dhe ujë, duke përfshirë të gjithë qytetin.

“Është dëmtuar një linjë elektrike e tensionit të lartë. Okupatorët tashmë kanë ‘raportuar’ për sulmin. Megjithatë, ata nuk specifikuan se sulmi është kryer nga ata. Dëshmitë e dëshmitarëve okularë e konfirmojnë këtë”, tha Sobolevskyi në Telegram.

Luftimet në rajonin Kherson janë përshkallëzuar javët e fundit. Autoritetet e mbështetura nga Rusia kanë nisur evakuimin e banorëve, të cilat nga pala ukrainase i quan “të detyruara”.


Top Channel

You may also like