Energjia/ Eksperti: Kondicioneri mund të punojë 2 orë e gjysmë, edhe dushi

by admin
Spread the love

-U tha në Opinion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka sqaruar tabelën e konsumit të energjisë eklektike sipas kalkulimeve të bëra nga qeverie që një familje të mos e kalojë kufirin prej 800 KWH .

Në emisionin “Opinion. Çekrezi sqaroi se sa orë duhet të punojë dushi, kondicioneri si edhe soba elektrike.

“Llogarit 30 KWH, këtu ka debat sepse një bolier 8 litër është rreth 2 KWH, nëse e llogarisim për 5 i bie të punojë vetëm 2.5 orë në ditë që do të thotë që për një familje me tre pjesëtarë nuk ka mundësi që të punojë me 2.5 në orë, por të paktën 4-5 orë. Vetëm kondicioneri zë gati 30-40 të konsumit sipas fashës së qeverisë. Kondicioneri është llogaritur të punojë deri në tre orë, në një dhomë. Për Sobën elektrike ka 8 KWH ditorë dhe 30 KWH mujor edhe këtu duket se konsumi është i nevojshëm, edhe këtu i bie 2.5 orë në ditë që të punojë për gatimin”,-tha Çekrezi.

You may also like