Ëndrra e titullit në derbi, por festa në Milano është e ndaluar

by admin
Spread the love

Tifozët e Interit kanë nisur të bëjnë llogaritë se si skuadra e tyre mund të shpallet kampion në derbi kundër Milanit, diçka që do të ishte historike sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë në Itali.

Mirëpo, pavarësisht se Lautaro me shokë mund ta bëjnë realitet diçka të tillë, festë nuk do të ketë. Ose e thënë ndryshe, do të ketë shumë pak. Nisur nga fakti që Milani është skuadra pritëse në këtë derbi të fundit të sezonit do të ketë numrin më të lartë të tifozëve prezentë në stadium dhe ata zikaltër do të jenë vetëm 7500.

Pavarësisht se do të kërkojnë patjetër që zëri i tyre të dëgjohet nga lojtarët në fushën e lojës, të cilët do të luajnë për t’i bërë krenarë në një ditë të shënuar të kampionatit. Organet kanë njoftuar Interin dhe tifozët që nuk mund të bëjnë grumbullime afër stadiumit apo në sheshet kryesore për shkak të sigurisë publike. Masat do të jenë të shumta në ditën e derbit, edhe pse emocionet e fitores mund t’i nxitin zikaltrit që të dalin për të festuar.

Mes tifozëve të Milanit dhe atyre të Interit nuk ka pasur kurrë përplasje përpara ndeshjeve, por titulli në derbi është një situatë e re dhe nuk mund të bëhet eksperiment. Festa e Interit do të bëhet një ditë më vonë pas derbit, ku skuadra do të dalë me autobus nëpër qytet për të përshëndetur tifozët. Por deri atë ditë, ka ende kohë dhe llogari.

TRIUMF NË DERBI- Nëse distanca do të jetë e njëjtë (14) pikë atëherë zikaltërve iu duhet ta fitojnë këtë ndeshje për të kaluar 15 pikët në 5 javët e mbetura të kampionatit. Në rast të një barazimi në derbi, atëherë festa do të shtyhej për një javë. Duhet theksuar se në këtë kampionat nuk fitohet titulli me pikë të barabarta mes skuadrave të dy vendeve të para. Do të duhet një finale dhe sipas rregullores së re nuk vlejnë sfidat direkte. Dhe që Interi ta fitojë titullin në derbi edhe me barazim, duhet që skuadra e Piolit të humbasë 2 pikë në dy ndeshjet e radhës që kuqezinjtë do të luajnë kundër Leçes dhe Sasuolos. Nëse distanca para ndeshjes në derbi është me 12 pikë, atëherë kjo sfidë nuk e shpall Interin kampion. Pavarësisht se në kampin zikaltër nuk e trumbetojnë me të madhe, për tifozët do të ishte diçka e jashtëzakonshme nëse festojnë përpara fytyrës së kushërinjve të tyre.

PANORAMASPORT.AL

You may also like