Enca na tregoi a ka një të dashur apo jo dhe nëse mund ta shihni në edicionin e ardhshëm të ‘BBV’

by admin
Spread the love

Me disa pyetje- përgjigjë në llogarinë e saj, Enca ka zbuluar nëse ka një të dashur dhe nëse do të futej ndonjëherë në ‘Big Brother Vip’.

“Më shijon ta shoh, por nuk mendoj se do isha ndonjëherë pjesë e saj. Nuk ka askush kohë të qëndrojë me njerëz që nuk i pëlqejnë. I vetmi spektakël që do bëja është ‘Të vazhdosh me Haxhia-s’”, ka shkruar Enca.

Ndërsa pyetjes nëse ka një të dashur, i është përgjigjur me një foto me duart e bashkuara. “Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ajo.

Mund të jetë dora e saj, mund të jetë “atij”, mund të mos jetë e asnjërit prej të dyve ose “maybe yes, maybe not” mund të jetë baraz me “it’s complicated”.

Enca ka folur rrallëherë për jetën private, megjithatë ka provokuar gjithmonë mjaftueshëm për t’i futur ndjekësit e saj në mendime, edhe pa saktësuar nëse është vetëm apo në një lidhje./revistawho.com

You may also like