Enca Haxhia nuk përmbahet, i heq të gjitha dhe lahet në det (FOTO)

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia është një nga personazhet më pa komplekse në shoëbiz-in shqiptar. Shpeshherë përmes deklaratave apo edhe fotove të ndryshme, ajo vendoset në qendër të mediave rozë dhe opinionit publik, duke u komentuar gjerë e gjatë.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Enca ka pozuar në det topless, duke mbuluar veç gjoksin me duar dhe duke e postuar këtë foto në rrjetet e saj sociale. Fotoja ka marrë pëlqime e komente të shumta, teksa këngëtarja e ka shoqëruar me tekstin: Me kostumin tim të lindjes, duke festuar ende muajin e ditëlindjes.

Mesa duket, temperaturat nuk kanë nisur të ulen ende për këngëtaren shqiptare, e cila i ka marrë maksimumin rrezeve të diellit. Së fundmi ajo festoi edhe ditëlindjen e saj të 27-të, teksa po përflitet edhe për një lidhje të re. Vetë Enca nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë, teksa e pyetur disa ditë më parë nga ndjekësit e saj në një bisedë virtuale, nëse ishte apo jo në lidhje, Enca është përgjigjur: Ndoshta po, ndoshta jo.

You may also like