Emmanuel Macron rizgjidhet President i Francës

by admin
Spread the love

Emanuel Macron është rizgjedhur President i Francës për një mandat të dytë.

Sipas Exit Poll-eve, Macron parashikohet të marrë 58,2 përqind të votave, ndërsa Le Pen 41,8%. Ky projeksion është realizuar nga mediat franceze ku përdoret një kombinim mes rezultateve reale dhe “exit polle”-ve dhe konsiderohet tejet i saktë në garën mes dy të votuarve.

Ndërkohë, menjëherë kanë nisur festimet dhe brohoritjen në mbështetje të Emmanuel Macron nën Kullën Eiffel.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 71,8 përqind e votuesve.

Macron, 44 vjeç, pritet të bëhet presidenti i parë francez që do të rizgjidhet në 20 vjet.

Macroni 44 vjeçar përfitoi përballë luftës së Ukrainës dhe nga një dëshirë për stabilitet. Megjithatë, shumë francezë janë të pakënaqur me mandatin e parë të Macronit dhe mendojnë se stili i tij politik është arrogant.

Fitorja e Macronit në zgjedhje pritet të jetë lehtësim i madh për Gjermaninë dhe Evropën, edhe nëse liberali karizmatik është larg të qenit partneri ideal kudo. Kundërshtarja e tij donte të distancohej nga bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë që vazhdon prej dekadash. Nacionalistja euroskeptike Le Pen synonte gjithashtu të pakësonte ndikimin e Bashkimit Evropian në Francë. Ajo mund të kishte frenuar, për interesa personale, shumë projekte në Bruksel.

Së fundi, afërsia e saj me Vladimir Putinin, kreun e Kremlinit, ngjalli frikën se fronti i fortë pro-ukrainas i Perëndimit mund të shpërbëhej nën Le Penin.

Që në vitin 2017, ylli i ri politik i atëhershëm, Macroni, dhe djathtistja Le Pen u përplasën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë Le Peni mori vetëm një të tretën e votave.

Macroni, i cili u mbështet në përparimin ekonomik gjatë fushatës zgjedhore, hyri në Parlament në vitin 2017 me lëvizjen e tij La République en Marche në Elysee.

Një kandidat më tepër i majtë në atë kohë, ai tani ka përvetësuar tema liberalo-konservatore. Para se të bëhej President, Macroni nga veriu i Francës punoi si bankier investimesh, si këshilltar i Presidentit socialist François Hollande dhe si Ministër i Ekonomisë nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Le Pen pranon humbjen: Rezultati është megjithatë një fitore

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka pranuar humbjen e zgjedhjeve, por iu ka thënë mbështetësve të saj, se rezultati është megjithatë një fitore për partinë.

Ajo tha se respekton verdiktin e kutive të votimit.

Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë të luftë në politikën franceze, edhe pse kandidatja e ekstremit të djathtë pati thënë më përpara se mund të largohej nga politika nëse humbiste.

Marine Le Pen shprehu mirënjohjen e saj për njerëzit që votuan për të në provinca, fshatra dhe në territoret franceze përtej detit.

“Kjo është një Francë e harruar, por ne nuk do ta harrojmë”, tha ajo.

Në fund të fjalimit të saj, Marine Le Pen këndoi me mbështetësit e saj Marsejezën, himnin kombëtar francez.

 

You may also like