Emisari amerikan dhe ai evropian takohen të martën me tre krerët e opozitës

by admin
Spread the love

Tre krerët e partive kryesore opozitare në Kosovë do të takohen nesër me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohen me dy diplomatët.

Escobar dhe Lajçaku, takimin e parë do ta zhvillojnë sot, në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, nesër, në mëngjes, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45, raporton Klankosova.tv.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, vizita e tyre pason në Kosovë pas situatës së krijuar në veri të vendit, me kryetarët e katër komunave veriore. Tensione më të larta pati në Zveçan, ku mbetën të lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it, ku prej tyre u plagosën me armë zjarri. /Klankosova.tv.

You may also like