Emina Çunmulaj ekspozon këshilluesen e shëndetit mendor që e bullizoi në rrjete sociale

by admin
Spread the love

Së fundmi, modelja Emina Çunmulaj ka ndarë disa shqetësime me ndjekësit e saj.

Ajo rastisi në një koment në rrjete sociale që bullizonin atë duke e quajtur “një hundëmadhe”.

Ndonëse interneti është i mbushur përplot me persona pas një ekrani që shajnë të tjerë, ky rast ishte ndryshe.

“Jam këtu të të falënderoj që u quajte atë hipokriten Emina Çunmulaj një hundëmadhe. Hahahaha ma ndreqe jetën”, ishte komenti.

Zonja që kishte shkruar komentin bullizues për Eminën ka profesion këshillimin e shënderit mendor.

“Ahhh, ja ku është shqetësimi im më madh… Jo vetëm fakti që dikush po bullizon dikë, por që ai dikush është një këshilluese e shëndetit mendor”, shkruan Emina duke ndarë edhe komentin me ndjekësit e saj.

Në një postim tjetër, ajo ekspozoi edhe profilin e komentueses duke shkruar:

“Kjo zonjë duhet raportuar në punë sepse jam seriozisht e shqetësuar për mirëqenien e njerëzve që ajo trajton në punë”.

“Ajo është një këshilluese e shëndetit mendor por bullizon!!! Kjo nuk ka sens dhe njerëz si ajo duhet ndalur sepse potencialisht mund të shkaktojnë dëm tek dikush dhe mirëqenia e tyre”, përfundon Emina.


You may also like