Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të klipit të tij

by admin
Spread the love

Modelja e njohur , Emily Ratajkowski ka zbuluar se në vitin 2013 është sulmuar seksualisht nga këngëtari i famshëm, Robin Thicke.

Sipas, Ratajkowskit ngjarja ka ndodhur tetë vjet më parë, gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Blurred Lines”, periudhë për të cilën ajo thotë se ishte ngacmuar seksualisht nga këngëtari pa pëlqimin e saj.

Këto akuza janë raportuar në gazetën “Sunday Times” dhe do të shtjellohen në librin e ardhshëm të Ratajkowski, “My Body”.

Modelja thotë se Thicke “u kthye në grup, i dehur për të xhiruar vetëm me mua”.

Ratajkowski ishte modele në videon muzikore  së bashku me Thicke, këngëtarin Pharrell Williams dhe reperin TI, ndërkohë që “Blurred Lines” asokohe arriti një sukses të madh dhe kryesoi listat në të gjithë botën.

Madje, në vitin 2014 u zgjodh si “kënga më e shkarkuar në Mbretërinë e Bashkuar e të gjitha kohërave”./revistawho.com

You may also like