Emigroi në Gjermani, ish- futbollisti i Ulpianës tregon nëse do të vazhdojë të luajë futboll

by admin
Spread the love

Emigrimi të rinjve drejt shteteve evropiane nuk ka kaluar pa i prekur edhe disa nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

I fundit që ka marrë rrugën për në Gjermani me vizë pune është edhe futbollisti, Argjent Mustafa, shkruan Insporti.

Mustafa i ka ndarë rrugët parakohe me skuadrën e Ulpianës për të vazhduar rrugëtimin në shtetin e Gjermanisë.

I kontaktuar nga Insporti, Argjent Mustafa zbuloi se nuk do ta lë futbollin dhe se pritet të bëhet me skuadër të re.

“Nuk do ta lë futbollin, besoj që në afatin kalimtar të verës do të bëhem me skuadër të re” – tha Mustafa.

Mesfushori në 20 paraqitjet e tij me Ulpianën ka arritur të shënojë vetëm një gol.

No photo description available.

Ndërsa, me Drenicën pati 25 paraqitje, dhe duke bërë 5 asistime dhe 2 gola.

/Insporti.com

You may also like