Emi bën 2 vjeç dhe mami Jonida e uron me fjalët më emocionuese – Shqip

by admin
Spread the love

Dy vite më parë Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Emit. Vogëlushja i ndryshoi përgjithmonë jetët e tyre dhe sot ata ndihen mëse të plotësuar si çift. Emi sot bën 2 vjeç dhe nuk mungoi një urim nga mami Jonida, e cila na emocionoi me fjalët e bukura për princeshën e saj.

“Sot ti e vogla ime bën 2 vjeç. Sa shumë të dua o mam! Kur ta pashë fytyrën për herë të parë, mendova që nuk ka emocion e lumturi më të madhe se aq, por ti po me fal emocione të reja çdo ditë! Je bota ime dhe e babit dhe përtej kësaj. Falenderojmë Zotin që na bekoi me qënien tënde. U rritsh e shëndetshme dhe e lumtur bekimi im”, shkruan Jonida krah një fotoje përqafuar me Emin.

You may also like