Elita Rudi i kërkon Gjikos të bëhet romantik dhe të kujdeset për të duke i prekur sedrën publikisht

by admin
Spread the love

Elita është ankuar publikisht (me shaka) se bashkëshorti i saj Gjiko nuk është aspak detajist dhe nuk kujdeset për të mjaftueshëm. E gjitha për shkak se makina e Elitës është mbuluar nga dëbora dhe ajo ka pritur që reperi t’ia pastrojë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Me delikatesën dhe llastimin e vajzave të dashuruara, Elita thekson se sa kishte bërë thonjtë dhe gjithsesi u detyrua të pastrojë dëborën. Elita i ka postuar videot në story për ta bërë publik hallin e saj dhe ka bërë tag Gjikon, që mos vonojë të shohë ankesat e saj, megjithëse nuk janë aq serioze.

“Shumë jam nervoze me burrin tim të cilit nuk i bie ndonjëherë në mend të kujdeset për gruan e vet, siç më vjen mua në mend të kujdesem për çdo detaj…gjithë makina më është mbuluar me dëborë. Thjesht nuk di me u marr me këto çështje. Pse nuk po më ndihmon? Pse nuk po ma bën jetën më të lehtë? I rregulloj kot thonjtë, shihni duke pastruar makinë”, thotë ndër të tjera Elita.

Ajo i kërkon Gjikos të jetë një bashkëshort më romantik dhe ne kemi bindjen se këto kërkesa të Elitës jo vetëm janë dëgjuar, por edhe janë mbështetur nga shumë gra e vajza që mbase ndajnë të njëjtin hall me të./revistawho.com

You may also like