Elisa Spiropali: “E kam një faj të përhershëm”

by admin
Spread the love

“Fëmijët ma kanë përmbushur jetën. Sigurisht e ndjej veten të përmbushur dhe kjo nuk është konvencion. Ardhja e tyre në jetë ka ndryshuar gjithçka”, thotë Elisa Spiropali në një intervistë për emisionin e përditshëm “Ditë pas dite” të Fjodora Fjorës.

Por si çdo nënë në karrierë ajo nuk mund të rrijë pa ndjesitë e fajit. “E kam një faj të përhershëm, gjatë gjithë kohës, për shkak të kohës që ju kushtoj. Më duket gjithmonë sikur nuk po bëj aq sa duhet, por mundohem që aq kohë sa kaloj ta bëj të bukur e cilësore, e të jem 100% me ta, te Nalta dhe tek Kreni”, u shpreh Elisa.

Ndërsa më tej pranoi se shpesh e gjen veten duke ju çuar video të fëmijëve miqve të saj, sidomos të Naltës duke kënduar e recituar. “Vetë urreja kur isha e vogël që të ma bënin këtë gjë, por krenaria për fëmijët qenka shumë e madhe”, pranoi më tej Elisa.

Spiropali, në bashkëbisedim me Fjodorën pranoi se memet që një kohë i dedikoheshin asaj i ka parë si pjesë të punës dhe betejës politike. “Herë pas here më kanë zbavitur, sidomos disa prej tyre më kanë bërë të qesh. Tek njëra më kanë bërë si ‘Malificent’ dhe kam qeshur kur e pash. Ama kur je në beteja politike nuk i sheh këto gjëra, vazhdon betejën dhe aq”, rrëfeu Elisa.

Lexo lajme interesante

You may also like