Eliminimi nuk e demoralizon, Partizani përforcohet me një kroat

by admin
Spread the love

Rrugëtimi europian i kampionëve të Shqipërisë, vijon në raundin e dytë të Conference League, aty ku skuadra e Zekic do të sfidojë Atletic Escaldes, ekipin nga Andorra.

“Demat” kanë prezantuar sot Mateo Kocijan, si lojtari më të ri të skuadrës. 28-vjeçari kroat aktivizohet si mesfushor me tipare mbrojtëse, teksa mund të luajë edhe në rolin e qendërmbrojtësit.

Kocijan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas. Më parë është aktivizuar në Kroaci me skuadra si Slaven Belupo, Tehnicar 1974, Mladost Sigetec, Borac Imbriovec dhe Mladost Sigetec.

Partizani zyrtarizon afrimin e Mateo Kocijan në skuadër. Mbrojtësi është përforcimi më i fundit i të kuqve. Kocijan, pas 2 sezoneve te Slaven Belupo, ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me kampionët e Shqipërisë.

Kroati 28 vjeçar i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zekiç. Mirë se vjen në familjen e kuqe”, lexohet në komunikatën zyrtare të kampionëve në fuqi./ Shqip

You may also like