Elhaida, e shkëlqyer! Televotuesit nga Kosova i hoqën kupën nga duart

by admin
Spread the love

Spektakli i njohur i kërcimit ‘Dancing With The Stars’ uli siparin e këtij edicioni të parë në ekranin e Top Channel më 1 janar, me blogeren Sara Hoxha dhe balerinin Luixhino, të cilët u shpallën fitues të këtij programi kaq të dashur. Shumë e mirëpritën fitoren e këtij çifti, por ka pasur edhe personazhë publikë të cilët kanë reaguar pas përfundmit të spektaklit.

Një prej tyre ishte edhe gazetarja e njohur shqiptare Beti Njuma, e cila përmes një postimi në rrjete sociale komenton fitoren e Sara Hoxhës. Gazetarja, e cila ishte një tifoze e Elhaida Dani shkruan se këngëtarja ishte e shkëlqyer në këtë spektakël dhe se publikut nuk i duhet lënë në dorë vendimmarrja, pasi i hoqën nga dora kupën Elhaidës.

“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer! Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja. Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing With the stars.

Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë. Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!” shkruan Njuma në postimin e saj.

You may also like