“Elektrodistribuimi” informon institucionet shtetërore për borxhlinjtë e rrymës

by admin
Spread the love




Elektrodistribuimi u ka dërguar informacione institucioneve shtetërore përkatëse në lidhje me atë se cilat biznes-konsumatorë nuk i përmbushin kushtet për furnizim nga Furnizuesi Universal në treg të rregulluar.

Kjo është bërë me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të Operatorit të Sistemit Distributiv për parandalimin e keqpërdorimeve dhe manipulimeve në tregun e energjisë elektrike.

Elektrodistribuimi njofton se kjo është në përputhje me Vendimin e Qeverisë së RMV për ndërmarrjen e masave në kushte të ekzistimit të situatave të krizës në furnizimin me energji elektrike. Informacioni i është dërguar Qeveriisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionir Rregullator për Energjetikë. Përveç institucioneve, Elektrodistribuimi në mënyrë aktive dhe veçmas i njofton konsumatorët e lartpërmendur se nuk do të furnizohen më nga EVN Home, Furnizuesi Universal për amvisëri dhe biznes konsumatorët e vegjël dhe se është e nevojshme të lidhin kontrata për furnizim me energji elektrike me furnizuesit në treg të hapur.


You may also like