Ekzekutuam liderin e ISIS-it – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Joe Biden njoftoi se forcat amerikane kanë vrarë liderin e ISIL-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, në njw operacion në Siri.

“Mbrëmë, me urdhërin tim, forcat amerikane në veriperëndim të Sirisë kryen një operacion të suksesshëm antiterrorist për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt. Falë aftësive dhe guximit të forcave tona të armatosura, ne kemi eliminuar liderin e ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

Paralelisht, një zyrtar i paidentifikuar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA tha se Al-Hashimi shpërtheu një bombë për të vrarë veten dhe familjen e tij.

“Në fillim të operacionit, terroristi që ishte objektivi i saj shpërtheu një bombë që vrau atë dhe familjen, e cila përfshinte fëmijë dhe gra”, tha zyrtari.

Burimet lokale thonë se të paktën 13 persona u vranë gjatë operacionit, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

Grupi ISIL emëroi al-Qurayshi si udhëheqësin e ri në vitin 2019, pas vdekjes së liderit të mëparshëm Abu Bakr al-Baghdadi. /tesheshi.com/

 

You may also like