Ekzekutohet gjykatësi jashtë shtëpisë së tij në SHBA, i dyshuar humbësi i kujdestarisë së fëmijës (fotot)

by admin
Spread the love

Një gjykatës është vrarë me armë zjarri mbrëmë jashtë shtëpisë së tij në Maryland, ndërsa policia ende nuk ka njoftuar arrestime për krimin shokues, njoftonin mediat vendase.

Gjykatësi i shtetit të Washington, 52 vjeçari Andrew Wilkinson, u gjet mbrëmë rreth orës 20.00 i ekzekutuar jashtë shtëpisë së tij në Hagerstown, sipas njoftimit të sherifit të kontese se Washington.

Wilkinson, i cili ishte vrarë me armë zjarri, ishte dërguar në qendrën mjekësore Meritus Medical Center, ku ishte shpallur i vdekur, thanë autoritetet.

Rrjeti CNN tha se policia ka shpallur si të dyshuar burrin që disa orë më herët viktima gjykatës, i kishte refuzuar kujdestarinë e fëmijës, duke ia kaluar partneres së tij, tha sherifi i Maryland.

“Ky ishte një sulm i shënjestruar kundër gjykatësit (Andrew) Wilkinson,” tha sherifi Brian Albert.

49 vjeçari i dyshuar Pedro Argote, “konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm,” tha Albert duke shtuar se drejton një makinë 2009 Mercedes GL450 me targa të Maryland.

Por sot në Maryland autoritetet nisën të shpërndajnë skuadra policësh në shtëpitë e gjykatësve të tjerë për të shtuar sigurinë, tha rrjeti vendas ABC 7 News.

Ish deputeti i zonës Neil Parrott, konfirmonte vdekjen e zyrtarit në rrjetin X.

“Lajmi i rëndë sonte në Washington, me sa kuptohet Andrew Wilkinson, gjykatës distrikti, është qëlluar disa herë në rrugën jashtë shtëpisë së tij dhe ka ndërruar jetë. Policia po kërkon për vrasësin. Lutemi për policinë dhe për familjarët e Wilkinson në këtë kohë të vështirë”.