Eksporti i Tyrkies në Arabinë Saudite rritet në mbi 1.2 miliard dollarë

by admin
Spread the love

Eksportet e Tyrkiye-s në Arabinë Saudite janë rritur në mbi 1.2 miliard dollarë në periudhën janar-korrik.

Me normalizimin e marrëdhënieve midis Tyrkiye-s dhe Arabisë Saudite, edhe aktivitetet tregtare mes dy vendeve vazhdojnë të përmirësohen. Në kuadër të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan muajin e kaluar në Arabinë Saudite, mes delegacioneve turke dhe atyre saudite u nënshkruan 5 memorandume të reja mirëkuptimi.

Gjatë vizitës u nënshkruan marrëveshje për mbrojtje, kërkim dhe zhvillim, energji, media dhe investime direkte. Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi dhe eksporti me Ministrinë e Mbrojtjes të Arabisë Saudite për mjetin ajror luftarak pa pilot Bayraktar AKINCI.

Në kuadër të kësaj droni Bayraktar AKINCI do të hyjë në inventarin e Komandës së Forcave Ajrore dhe Detare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas informacioneve që Anadolu ka përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Tyrkiye-s (TIM), eksportet e Tyrkiye-s kanë shënuar rënie me 0.5 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u regjistruar 143 miliardë e 434 milionë dollarë.

Në këtë drejtim, eksportet e Tyrkiye-s drejt Arabisë Saudite shënuan rritje prej 630 për qind, duke u rritur në 1 miliard e 256 milionë dollarë. Me këtë Arabia Saudite u bë vendi i 25-të që Türkiye më së shumti bën eksporte.

Arabia Saudite u radhit e dyta në mesin e vendeve që Türkiye eksporton më shumë në bazë të vlerës. Në këtë periudhë eksportet e Tyrkiye-s drejt Arabisë Saudite janë rritur për 1 miliard e 84 milionë dollarë.

Sektori i qilimave kryesoi në aspektin e eksporteve turke drejt Arabisë Saudite, ashtu që janë eksportuar qilima në vlerë prej 173 milionë e 86 mijë dollarë.

Qilimat janë ndjekur nga kimikatet dhe produktet e tyre me 129 milionë e 95 mijë dollarë, drithërat, bishtajoret, farat vajore dhe produktet përkatëse 124 milionë e 633 mijë dollarë, makinerive dhe pjesët me 98 milionë e 175 mijë dollarë si dhe veshmbathje me 95 milionë e 951 mijë dollarë.

Në Arabinë Saudite më së shumti eksporte janë bërë nga qytetet Istanbul, Gaziantep, Ankara dhe Hatay. /AA/

MARKETING



You may also like