Eksperti gjerman Martin Henze, denoncon lidhjet e kunatit të Bashës me koncesionin e Portit të Durrësit

by admin
Spread the love

Këshilltari i CDU, eksperti gjerman Martin Henze, ka denoncuar online lidhjet e kunatit të Lulzim Bashës, me aferën e koncesionit të Portit të Durrësit.

Sipas tij, në këtë aferë të madhe korruptive në Shqipëri, janë të përfshirë deputeti Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Korrupsion i madh në Shqipëri me Portin e Durrësit, të përfshirë janë deputeti i korruptuar Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Veçanërisht ‘Moveo Albania Technology’ sh.p.k me NIPT L91525009E, e themeluar në mënyrë interesant më 23 mars të vitit 2019, në ditën kur Basha e tërhoqi opozitën demokratike nga parlamenti shqiptar.

E themeluar me kunatin me 20 përqind të kapitalit, vjehrrin me 20 përqind të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 përqind të kapitalit. Dokumentet publikohen të gjitha hap pas hapir.

Mund të supozohet se ish-kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar funksionin e tij si kreu i opozitës për të bërë politika opozitare, por vetëm për të bërë presion mbi administratën e Ramës, me synim për të marrë kontratat për ndërtimin e portit të ri në Durrës.

Është koha që lideri i opozitës dhe partneri i tij në bashkëpunim, Rama të ndjehen si dru i shtrembër i drejtësisë,” shkruan Henze në platformën LinkedIn. Më tej ai poston një denoncim të avokates Adriana Kalaja në lidhje me këtë aferë”.

Kujtojmë se koncesioni prej miliardash i Portit të Durrësit, është denoncuar edhe më herët si skandali që bën bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

You may also like