Ekspertët nga Kroacia me kritika për shëndetësinë, ish-ministri: Njerëzit vdesin në mungesë të parave për trajtim

by admin
Spread the love

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës
(OEAK) ka organizuar tryezën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e
kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”, raporton Shqip.  

Në këtë takim është diskutuar lidhur me sfidat në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia.

Kryetari i Odës Arian Zeka tha se
Kosova duhet që të marrë shembull nga praktikat më të mira të vendeve të
Bashkimit Evropian në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Model tha ai mund të merret
Kroacia, për çka edhe në tryezë, sqaroi ai do të dëgjohen rrëfimet e tyre.

“Ne duhet që të shohim praktikat
me të mira të shteteve të rajonit e që janë pjesë e BE-së. Fokus duhet të jetë përmirësimin
e kujdesit ndaj pacientëve duke u siguruar që furnizim me barna të bëhen në mënyrë
më efikase”.

Naim Bardiqi, sekretar i përhershëm
i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se në koordinim me të gjithë palët e
interesit po mundohen që të rrisin performancën dhe cilësinë e shërbimeve.

“Strategjia sektorial shëndetësore na ka dhënë mundësi që t’i shohim të gjitha sfidat dhe mundësit. Kemi koordinuar të gjithë palët e interesit që të rrisë performancën dhe cilësinë e shërbimeve”.

You may also like