Eksluzive: BESA-Alternativa po bashkohen? Ja kush pritet të jetë kryetari i ri

by admin
Spread the love

Ditëve të fundit në opinion po lakohen disa informacione se grupet e përçara për vite me radhë të BESËS, të ashtuquajturit grupi i Tetovës dhe ai i Shkupit, ka mundësi që të ribashkohen edhe njëherë. Këtë temë, i pari e hapi në një prononcim për media, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili u shpreh i gatshëm që edhe njëherë të bashkohet me liderin e Besës, Bilall Kasami duke thënë:” Pse jo, gjithçka është e mundur, sidomos në politik, mbase nuk e di…por a mund të ndodh diçka e bukur e mirë, çfarëdo që është e mirë dhe e bukur, unë kam dëshirë të jem pjesëmarrës”, ka theksuar Gashi në emisionin 200, në Alsat M. Menjëherë pas kësaj deklarate të Gashit, të nesërme vijoi deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili për shokët e tij të vjetër u shpreh:” janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë qenë ose nuk kanë qenë në Lëvizjen Besa…

Të gjithë ata të cilët në të kaluarën bënë veprime për të provuar vetveten në politikë edhe me programe dhe projekte të pavarura, nëse e kanë kuptuar përfundimisht se duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kuadër apo në bashkëpunim me Lëvizjen BESA, sigurisht janë të mirëseardhur”, përfundoi Kasami. Pas kësaj situate të krijuar në opinion mes dy taboreve të BESËS së dikurshme, në koluare të ndryshme thuhet se shkrirja e Alternativës në BESË, mund të jetë e mundshme vetëm nëse arrihet një kompromis, që kryetar i BESËS të jetë deputeti aktual i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili njihet si njëri ndër frontmenët dhe themelues i dy partive, Besës dhe Alternativës.

Se sa janë të gatshëm vëllezërit politikë Kasami-Gashi, ta pranojnë Skender Rexhepi -Zejdin, ish shokun e tyre si kryetar i ri i dy grupeve përçarëse, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. Ndryshe, në janar të vitit 2018, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Lëvizja BESA fillimisht u nda në dy fraksione, përkrahësit e kryetarit të partisë, Bilall Kasami dhe ata që kërkonin shkarkimin e tij. Të dy grupet mbanë kongrese partiake të veçanta në emrin e partisë së njëjtë, në njërin grup u rizgjodh kryetari aktual, ndërsa në grupin tjetër u zgjodh Afrim Gashi. Pas një beteje të gjatë se kujt do t’i përkasin vulat partiake, Gjykata Themelore Shkupi 2, vendosi që kryetar i Lëvizjes BESA të mbetet Bilall Kasami, ndërsa grupi tjetër më pas formoi partinë e re me emrin Alternativa.Shqipmedia

You may also like