Ekskluzive/ Skënder Gega jep dorëheqjen, nuk do të jetë më trajner i Kukësit

by admin
Spread the love

Skënder Gega nuk do të jetë më një trajner i Kukësit. Ai ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme gjatë një mbledhjeje ku i pranishëm ishte edhe presidenti Safet Gjici.

Sipas burimeve të Oversport, Gega ka marrë përgjegjësitë për rezultatet e dobëta në këtë start sezoni dhe ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë, për t’u konkretizuar pritet ende konfirmimi i Safet Gjicit.

Skënder Gega me Kukësin e tij ka bërë një start shumë të dobët të sezonit. Pas katër javësh, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe renditen në vendin e fundit. Dy barazime dhe dy humbje për Kukësin që tashmë mund të jetë në kërkim të një tjetër trajneri. /oversport.tv

You may also like