Ekskluzive: Presidenti i KF Ulpianës në arrati, kërkohet nga shteti për ta arrestuar

by admin
Spread the love

Presidenti dhe donatori i KF Ulpianës, Abedin Salihu, është në arrati. Salihu sipas burimeve të Insportit është në arrati dhe se forcat e shtetit janë në kërkim të tij, shkruan Insporti.com.

Sot Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij në Lipjan por pa arritur në sukses në kapjen e tij.

Salihu dyshohet se ka dhënë ryshfet për të marrë leje ndërtimi në Brezovicë dhe tashmë është i përfshirë në rastin “Brezovica”.

Biznismeni  Salihu është pronar i kompanisë së njohur “Dino Company” dhe hotelit “Hotel Brezovica”.

“Insporti” ka kontaktuar me zëdhënësin e klubit lipjanas, Granit Duriqi.

Sipas tij, klubi nuk është në dijeni se presidenti i tyre është në arrati.

“Realisht Dino klubin e ka marrë prej vitit 2018, kur u kanë në Ligën e  Dytë. Me sa kam dijeni unë, 51 me 49 përqind (është në bashkëpronësi me komunën e Lipjanit), por nuk jam i saktë. Në arrati ne si klub nuk jemi në dijeni, unë kam kontaktuar me të mbrëmë mirëpo nuk e kam pyetur se ku është. E kam pyetur vetëm rreth klubit si është edhe kaq”, ka deklaruar

I pyetur nga gazeta se në momentin e bisedës zotëri Salihu a ka qenë në territorin e Kosovës, ai është përgjigjur duke thënë se nuk e ka pyetur.

“Aaa…nuk e di ku është, nuk e kam pyetur se ku është. Kurrë në jetë nuk e kam pyetur se ku gjendet, vetëm për klubin sepse e kam mik që një kohë të gjatë”.

Në aksionin “Brezovica 3 ”, javën e kaluar u vunë nën pranga të Policisë së Kosovës tetë persona për shkatërrim dhe të degradim të Parkut Kombëtar të Sharrit.

Ne mesin e këtyre personave kishte zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznesmen të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për dhënie të ryshfetit.

Ky burim ka thënë se shtëpia e multimilionerit është bastisur por i njëjti nuk ishte gjetur aty.

Shtëpia e tij në Komunën e Lipjanit, është bastisur mëngjesin e së premtes nga Policia e Kosovës, në operacionin “Brezovica 3”. /Insporti.com/

You may also like