Ekskluzive/ Klein: Jam larguar nga Besa, tani jam pjesë e Manchester United

by admin
Spread the love

Ish-drejtori dhe trajneri i Besës së Pejës, Jeremain Klein është emëruar si skuat nga Manchester United.

Klein do të jetë skaut në Francë për të vëzhguar futbollistë, që potencialisht mund të transferohe në klubin e madh anglez, shkruan Insporti.com.

Insporti ka kontaktuar me francezin Klein, i cili ka konfirmuar se tashmë është anëtar i Manchester United.

“Po, është e vërtetë, tani do të fillojë punën si skaut për Manchester United. Jam larguar nga të gjitha pozitat e klubit Besa”, ka deklaruar Klein për Insportin në një prononcim ekskluziv.

Klein do jetë skauti më i ri i Manchester Unitedit për regjionin e akademive të Francës.

Ai gjatë karrierës së tij ka qenë për rreth 13 vite skaut i skuadrës së famshme franceze PSG.

Ndërsa, nga viti 2020 Klein erdhi në futbollin e Kosovës, fillimisht si trajner i Besës së Pejës e më pas mori pozitën e drejtorit të klubit me një projekt disa vjeçar, duke promovuar futbollistë të rinj në skuadrën e parë.

Por ky projekt nuk pati sukses, pasi tri herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetonte në Superligën e Kosovës. Besa e Pejës tani bënë gara në rangun e dytë të futbollit të Kosovës në “Ligën e Parë”.

Klubi anglez gjatë orëve në vazhdim pritet ta konfirmojë emërimin e francezit Klein. /Insporti.com/

You may also like