Ekskluzive: Dështojnë donatorët e Drenices – flet Lushtaku

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur dukej se po ka një dritë  në fund të tunelit për klubin e Drenicës, një shpresë për sponzorë të rinj, nuk u bë – madje çështja u mbyll ende pa u hapur, shkruan Insporti.

Në dhjetor të vitit që lam pas, Lushtaku e konfirmoi për Insportin se klubi i Drenicës do të bëhej me pronar të rinj, ku 85% e tyre do të ishin aksionar nga jashtë vendi, më saktë nga Zvicra dhe Gjermania, por megjithatë, marrëveshja ka dështuar.

Lajmin për Insportin e ka bërë të ditur trajneri i drenicasëve, Tahir Lushtaku.

“Sa i përket sponzorëve të rinj, është çëshje e mbyllur sepse ka dështuar” – tha Lushtaku për Insportin.

Derisa, thuajse të gjitha klubet e Superligës së Kosovës gjenden në tokën turke për t’i kryer stërvitjet para stinorit pranveror, klubi i Drenicës, që e nisën furishëm sezonin po gjenden në Shqipëri, dhe kjo falë financimin nga Komuna dhe donatorëve nga qyteti.

“Në Shqipëri kemi ardhur me financim nga Komuna dhe donatorë nga qyteti” – shtoi Lushtaku.

Teksa, Lushtaku theksoi se situata në klub është përmirësuar kjo pasi janë marrë dy paga.

Në nëntor të këtij viti që lam pas, Kryesia e klubit të futbollit “FC Drenica” dha dorëheqje nga drejtimi i klubit pas situatës të krijuar në klub.

Kryetari Mustaf Bajraktari pati thënë se dorëheqja erdhi si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.

Stinorin vjeshtor, Drenica e mbylli në pozitën e 6’të me 23 pikë të grumbulluara.

/Insporti.com

You may also like