Ekskluzive: Berisha i gatshëm për ndeshjet e Kosovës në mars, flet për periudhën e lëndimit dhe transferimin e Zhegrovës në “League One”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Valon Berisha këtë sezon ka vuajtur nga një lëndim në këmbë, i cili i ka shkaktuar probleme të vazhdueshme. Megjithatë, Berisha si një gladiator që është do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.

Berisha këtë e ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive për “Insportin”.

Mesfushori shqiptar që luan në kampionatin francez me skuadrën e Reims, ka dekaruar se do jetë i gatshëm për ndeshjet e marsit, pasi do të rikuperohet një qind për qind nga lëndimi.

“Po do jem i gatshëm për ndeshjet të muajit mars me Kosovën. Besoj do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme para se të fillojmë ndeshjet për kualifikim”, ka thënë Berisha ekskluzivisht për “Insportin”.

Valon Berisha, Përfaqësuesja e Kosovës

Ai në këtë intervistë, po ashtu ka zbuluar edhe se sa e vështirë është faza e rikuperimit nga lëndimet.

Sipas tij, në aspektin fizik nuk e pasur ndonjë vështirësi të madhe por në atë mental.

Ylli shqiptar, 29-vjeçar, ka thënë se koha kur futbollistët janë të lënduar më shumë vuajnë në aspektin mental, pasi dëshirojnë të rikthehen në fushë sa më shpejtë për t’i ndihmuar bashkëlojtarët.

“Periudhat me lëndimet normalisht janë të vështira, por është pjesë e futbollit, fizikisht puna nuk është e vështirë në periudhën e rikthimit, më e vështirë është askpeti mental, për të kaluar lëndimin sa më lehtë”.

Mesfushori i skuadrës franceze ka zbuluar se ai tashmë do të rikthehet qysh nga java e ardhshme, pasi është shëruar.

“Sipas të gjitha gjasave do kthehem javën e ardhshme në fushë dhe do të jem gati për ndeshje. Jam shëruar nga lëndimi”.

Valon Berisha dhe Neymar Jr, gjatë përballjes së sezonit të kaluar Reims – PSG

Në fund të intervistës, ai tregoi se kishte disa oferta gjatë afatit kalimtar të janarit por që nuk e ka menduar largimin nga Reims asnjëherë.

I pyetur se a është kontaktuar nga Edon Zhegrova, para se ky i fundit të transferohej në skuadrën kampione, Lille, ai ka deklaruar se nuk është kontaktuar.

“Kam pasur oferta po kurrë se kam pas mendjen të lëvizë, synimi i vetëm ka qenë të kthehem në fushë sa më shpejtë. Për Edonin besoj është një transferim i mirë për të, është një ekip i madh në ligën e Francës që kanë objektiva me kanë në top katërshen e kampionatit. Jo nuk kemi folur bashkë para transferimit”, ka mbyllur intervistën ylli shqiptar nga Podujeva.

Përfaqësuesja e Kosovës ditë më parë emëroi trajnerin francez, Alain Giresse, por që Berisha preferoi të mos fliste në lidhje për të, pasi dëshiron ta njeh nga afër.

Ish-mesfushori i RB Salzburg dhe Lazios këtë sezon ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në kampionatin francez.

Në këto 11 ndeshje, ai ka arritur të bëjë vetëm një asist, derisa golin ende nuk e ka gjetur këtë kampionat.

Reprezentuesi i Kosovës në korrik të vitit 2020 i ishte bashkuar Reims së bashku me Arbër Zenelin.

Me klubin francez ka kontratë deri në vitin 2024. /Insporti.com/

You may also like