Ekipi i Top Channel drejt epiqendrës së tërmetit në Turqi! Zona totalisht e shkatërruar, qindra automjete me ndihma për qytetarët (video)

by admin
Spread the love

Zona e Kahramaras në Turqi, është një nga vendet më të shkatërruara nga tërmeti famëkeq i 6 shkurtit ku mbetën pa jetë mijëra qytetarë.

Gazetari i Top Channel Artur Bibe ndodhet pikërisht në këtë zonë, që ka qenë edhe epiqendra e tërmetit, ku janë shkatërruar dhjetra fshatra.

Siç njofton Bibe, ekipi i Top Channel është drejtuar drejt zonës Kahramaras, e cila është një zonë me 700 mijë banorë, e cila  ka qenë edhe epiqendra e tërmetit dhe duket se pas katër ditësh autoritetet kanë bërë një apel për të dërguar ndihma drejt kësaj zone.

Siç duket edhe në pamje radha është disa kilometra, ku janë me dhjetëra e qindra makina që po çojnë ndihma në zonën e prekur nga tërmeti, .

Automjete me flamuj turq, nga shoqata humanitare janë të ngarkuara me produkte për ti ardhur në ndihmë me eskavator, në dy krahët e drejtimit njën me dhjetëra kamiona të ngarkuar me ndihma pasi në këtë zonë me dhjetëra fshatra janë shkatërruar totalisht.

 


Top Channel

You may also like