Ejupi “godet rëndë” regjimin e Ademit: Në FFK pytet vetëm një njeri – aty punojnë njerëz që nuk kanë lidhje me futboll

by admin
Spread the love

Presidenit aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është i ftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini për të folur rreth situatës në futbollin e Kosovës dhe në klubin kryeqytetas, shkruan Insporti.

Ejupi ka folur edhe për një letër të UEFA-s, që sipas tij është suspendimi i kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi për dy vite.

Po ashtu, Ejupi ka kritikuar edhe regjimin e tij në FFK, duke aluduar se Agim Ademi vendos për gjithçka dhe se njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me futboll kanë pozita aty.

“”Aty pytet një njeri, vetëm një njëri për të gjithë (Agim Ademi”. Gjendja në FFK , pas luftës kemi pasur klube në gjendje të rëndë financiare. Njerëzit e kanë lënë karrierën, jetën e tyre, paratë e tyre në futboll. Investimet nuk janë bërë të drejtë, janë bërë selektikve por jo edhe aty ku ka nevojë. Ta marrim shembull stadiumin e Pejës, i cili është në gjendje të mjerushme.

Ejupi ka konfirmuar kandidaturën e tij për të parin e FFK-së dhe se nuk do të kandidojë më për pozitën e presidentit të FC Prishtinës. 

Zgjedhjet për Kryetarin e ri të FFK-së do të mbahen pas përfundimit të sezonit dhe sipas rregullores afati i fundit është muaji korrik i këtij viti. 

Agim Ademi ka konfirmuar rikandidimin e tij për numrin një të FFK-së.

Ejupi në krye të Prishtinës është prej vitit 2004. Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Ai krenohet edhe me disa të arritura të tjera. /Insporti/

You may also like