Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

by admin
Spread the love

Funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi të cilët kanë qenë të përndjekur për shkatërrimin e materialit zgjedhor janë dënuar me nga 3 vite e gjashtë muaj burg.
Në Gjykatën Penale, ata u gjykuan për herë të dytë, pasi një herë Apeli e shfuqizoi vendimin.
Gjykatësja Marija Kletniçka i shfaqi si fajtor sepse gjatë zgjedhjeve lokale gjatë kohës së zgjedhjes së kryetarit të Çairit, kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
“Gjykata potencon se një nga supozimet bazë për sundimin e ligjit është e drejta e zgjedhjes. E drejta e zgjedhjes paraqet kush pa të cilin asnjë vend nuk mund të paraqitet si demokratike. Duke i vlerësuar faktet, këshilli pas votimit, e mori këtë vendimi: Gjykata të dy të akuzuarit Ismet Guri dhe Ejup Alimi, i dënon me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e gjashtë muaj”. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like