Einxhel nga spitali hap “Kutinë e Pandorës”, i bën dhuratë udhëtimin Arjolës me tre fëmijët e saj – Shqip

by admin
Spread the love

23:41 | 28 Janar 2022

Kutia e Pandorës të cilët banorët në çdo spektakël po e hapin, kësaj radhe ishte Arjola e cila duhej të zgjidhte nëse duhej ta hapte apo jo.

Arjola Demiri zgjodhi të mos e hapte, derisa Monika Lubonja u pyet nga Arbana nëse do dëshironte ta bënte një gjë të tillë, ku edhe aktorja refuzoi këtë gjë, shkruan  Reporteri.net.

Arbana ka vendosur që për këtë gjë ta pyes edhe Einxhel Shkirën, banoren e cila vazhdon të jetë në spital pas operacionit që kishte bërë sot në krah.

Einxhel Shkira vendosi që ta hapte kutinë e Pandorës, por që udhëtimin për në Disneyland ajo vendosi t’ia dhurojë Arjolës së bashku me fëmijët e saj, ani pse kishte të drejtë që për vete të zgjidhte një udhëtim kudo që dëshironte ajo.


You may also like