Eintracht detyrohet të blejë Hauge, 12 milionë shtohen në arkat e Milanit

by admin
Spread the love

Vëmendja në kampin milanist është përqendruar te një ndryshim i mundshëm i pronarëve të klubit, por ndërkohë vijnë disa para në arkat e klubit nga merkato.

Më saktësisht, Eintracht Frankfurt ka arritur matematikisht qëndrimin në Bundesligë dhe për këtë arsye është aktivizuar klauzola e blerjes së detyrueshme të Jens Petter Hauge. Maldini arrin që të sjellë 12 milionë euro në arkat e klubit, falë shitjes së anësorit norvegjez.

2 milionë ishin marrë për huazimin, 8 të tjera shtohen nga blerja e detyrueshme, ndërsa 2 vijnë nga bonuset e arritura. Nuk duhet harruar që Milani zotëron edhe 15% të kartonit të lojtarit në rast të një shitjeje në të ardhmen.

Jens Petter Hauge ka luajtur 18 ndeshje në Bundesligë, ku ka shënuar 2 gola dhe 7 ndeshje dhe një gol në Europa League. / Oversport.tv

You may also like